Flokët kanë një rëndësi shumë
të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek
femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por,
përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si
mund të trajtohet rënia e tyre?
Shkaqet e rënies
Trashëgimia dhe faktorët gjenetike. Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e
syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës floku bëhet i
hollë dhe bie kur folikulat vdesin.