Disa këshilla nga saloni i ondulimit dhe zbukurimit COIFFEUR & FRIZER YMERI për mirëmbajtjen e fytyrës.
Poashtu edhe disa lloje të maskave më interesante, e që ato maska
mund ti përgatisim vetë në kushte të shtëpisë. Ja disa prej tyre.
Vitrinat e dyqaneve janë plot me produkte për lëkuren dhe shumë prej
tyre premtojnë heqjen e rrudhave, disa zbutjen e lëkurës e të tjera janë
kundër acarimit dhe infektimit.
Maskat që i rekomandojnë ekspertet e salonit të ondulimit dhe të
zbukurimit coiffeur & Frizer Ymeri përmbajnë Acide Alfat Hidroksike.
Këto acide vijnë nga ushqime natyrale si qumështi, portokalli, limoni,
sheqeri etj. Disa nga këto acide mund edhe të prodhohen kimikisht.
Dermatologët janë të sigurt se këto acide zbusin lëkurën dhe
ndihmojnë në procesin e largimit të qelizave të vdekura duke sjellë në
pah qelizat e reja dhe të shëndetshme.
Në të njëjtën kohë këto acide kurojnë dëmtimin e lëkurës nga rrezet e
diellit, këtu nuk bëhet fjalë për djegien e lëkures, por për efektin qe
ka dielli mbi fytyrën e ekspozuar prej një kohe të gjatë (rrudhat,
pigmenti, qukat etj.)
Ata që i kanë përdorur Acidet Alfa-Hidroksike për një kohë të gjatë
dhe në mënyrë sistematike kanë treguar shenja përmirësimi në zbutjen e
lëkurës, rrallimin e rrudhave dhe largimin e qelizave të shtresës së
vdekur sipërfaqësore të lëkurës.
Por duhet të kini kujdes, sepse përdorimi i kremrave që përmbajnë
këto acide e bën lëkurën shumë të ndejshme ndaj rrezeve diellore prandaj
duhet përdorur patjetër krem plazhi kudra djegjes së lëkurës.
Kohët e fundit po prodhohen dhe tone që përmbajnë krem që të mbron
nga dielli me numër 15 apo 16 dhe kjo përbën një zgjidhje fantastike.
Shoqëria duhet te sensibilizohet ndaj përdorimit të kremit të plazhit
veçanërisht në fytyrë por edhe në krahë, jo vetëm për të ndaluar
procesin e plakjes së lëkurës por edhe për t’u ruajtur nga kanceri i
lëkurës.
Maska për fytyre te yndyrshme!
1 të bardhtë e vezës
1 lugë të gjellës lëng të karotave
2 lugë miell
Përzihen mirë të gjitha këto, dhe masën e fituar e shpërndan në fytyrë. E len të qëndrojë 20 minuta, pastaj fytyrën e shpërlanë me ujë të nxehtë.
1 lugë të gjellës lëng të karotave
2 lugë miell
Përzihen mirë të gjitha këto, dhe masën e fituar e shpërndan në fytyrë. E len të qëndrojë 20 minuta, pastaj fytyrën e shpërlanë me ujë të nxehtë.
Maska nga vezët (për lëkurë më të butë)
1 të bardhte e vezës
2 lugë miell
1 lugë mjaltë
Së pari përzihet te bardhte e vezës e pastaj i shtohet mjalti e më pastaj edhe mielli. Maska e fituar shpërndahet nëpër fytyrë dhe e len të qëndrojë derisa të teret. Pastaj fytyra shpërlahet me ujë të nxehtë.
2 lugë miell
1 lugë mjaltë
Së pari përzihet te bardhte e vezës e pastaj i shtohet mjalti e më pastaj edhe mielli. Maska e fituar shpërndahet nëpër fytyrë dhe e len të qëndrojë derisa të teret. Pastaj fytyra shpërlahet me ujë të nxehtë.
Maska me Mjaltë
Mund ta lyeni fytyrën me mjaltë pasi ta keni pastruar atë mirë. Pas 20 minutash mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vaket.
Mjalti ndihmon për ta stabilizuar hidratimin e qelizave.
Për të sheshuar rrudhat
Mjalti ndihmon për ta stabilizuar hidratimin e qelizave.
Për të sheshuar rrudhat
1 te verdhte e veze
1luge kos
1 luge mjaltë
Përzihen te gjitha këto bashkë deri sa te fitohet një krem të butë. Shpërndajeni nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. E më pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.
1luge kos
1 luge mjaltë
Përzihen te gjitha këto bashkë deri sa te fitohet një krem të butë. Shpërndajeni nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. E më pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Maska me Portokall dhe Mjaltë
Është ideale për të krijuar një efekt energji dhënës në lëkurë. Kjo maskë përgatitet shumë shpejt.
Lyhet fytyra me 3 luge mjaltë (duke evituar zonat rreth syve) dhe
pastaj shpërndaje mbi të lëkurën e portokallit (kjo e grire imët).
Lëreni te qëndrojë 10 minuta dhe shpërlajeni fytyrën me ujë te vaket.
Maske me banane (për lëkurë te yndyrshme)
1 banane e pjekur dhe e shtypur
1 luge kafeje kos natyral
1 luge kafeje lëng limoni
1 luge kafeje kos natyral
1 luge kafeje lëng limoni
No comments:
Post a Comment