Sunday 1 September 2013

Si të luftoni erën e keqe të gojës?

Këto janë mënyrat më efektive kundër erës së keqe të gojës:
Uji: Zgjidhja me e lehtë kundër erës së keqe është uji, i pastron bakteret në gojë. Nëse goja është e njomë, mundësia për erë të keqe është shumë e vogël, shpjegojnë stomatologët.
Uthulla e mollës: Para çdo ushqimi pini një lugë uthull molle, mund të shtoni edhe pak ujë. Thartira e uthullës i
neutralizon erërat e pakëndshme në zgavrën e gojës.
Mente: Përtypni ngadalë gjethet e mentes. Gjethet e saj mund t’i shtoni edhe nëpër sallata. Përsëriteni këtë veprim disa herë në ditë.
Sherbela: Kjo bimë përmban vajra eterik me veprim antibakterial që i shkatërron burimet e erës së keqe të gojës. Mund të përtypni gjethe të thata apo ta shpërlani gojën me çaj nga sherbela.

No comments:

Post a Comment