Sapo gjinekologu t’ju thotë se çdo gjë është në rregull me
shtatzëninë tuaj, është normale që ju t’ju tregoni familjarëve dhe miqve
se prisni një bebe. Muhabeti i parë që do ta bëjnë miqtë e juaj do të
jetë lidhur me emrin e bebes.
Sugjerimet do të jenë të pafund! Nëna ju thotë “Nëse është djalë veja
emrin Rubin, që të jetë i çmuar si rubini”… motra ju thotë “nëse është
vajzë t’ia vëmë emrin
Dorotea sepse është tamam dhuratë nga Zoti”… një
shoqe ju thotë “nëse është djalë veja emrin Amant që të jetë i dashur
për të gjithë”…ju mund të keni dëshirë që fëmija të jetë vajzë dhe
mendoni se emir Ami është më i miri – Ami që të jetë e dashur dhe e
këndshme!
Secili prind bën të pamundurën që fëmija i vet të arrijë më të mirën.
Sipas një studimi 63.9% e prindërve ose e atyre që presin të kenë
fëmijë, besojnë se emri i fëmijës kontribuon shumë në suksesin që do të
ketë në jetë. Prandaj, nëse doni që vajza juaj të bëhet kryeministre e
ardhshme, mendoni një emër të mirë për të!
Në pyetjen se cili ishte faktori kryesor në zgjedhjen e emrit të
bebes, shumica e prindërve u përgjigjën “Thjeshtë na pëlqen si emër”.
Rreth 56% e emrave që iu pëlqyen këtyre prindërve janë emra tradicionalë
dhe emra ilirë. Këta janë emrat më të popullarizuar dhe më në trend
tash për tash.
Është interesant se rreth 63.6% e prindërve pohuan se fëmijët e tyre nuk i thërrasin në emër, por kanë një emër përkëdhelës ose nofkë. Kjo nofkë zakonisht bazohet ose është shkurtesë e emrit. Një nënë e re thotë se e thërret në emër vajzën e saj vetëm kur ajo bën një sherr, për shembull “Dorotea hajde këtu menjëherë!”
Është interesant se rreth 63.6% e prindërve pohuan se fëmijët e tyre nuk i thërrasin në emër, por kanë një emër përkëdhelës ose nofkë. Kjo nofkë zakonisht bazohet ose është shkurtesë e emrit. Një nënë e re thotë se e thërret në emër vajzën e saj vetëm kur ajo bën një sherr, për shembull “Dorotea hajde këtu menjëherë!”
Vënia e emrit është një kënaqësi për prindërit e ardhshëm. Ndoshta
për ta zgjatur këtë kënaqësi, ata nuk vendosin deri në momentin e fundit
për emrin e bebes. Megjithatë, prindërit zakonisht e kanë një listë me
emra të cilët ju pëlqejnë më tepër. Është treguar se 9 nga 10 prindër të
ardhshëm mendojnë për disa emra, bile edhe përpara se gruaja të mbetet
shtatzënë. Por, kur vjen puna për të vendosur, gati të gjithë e bëjnë në
momentin e fundit… shumica vendosin në muajt e fundit të shtatzënisë
ose në ditën kur lind bebja.
Nënat kanë dëshirë që të mos e tregojnë emrin që e kanë për qejf dhe
gati 2/3 e nënave e mbajnë sekret emrin e bebes deri në momentin e
lindjes.
Pas lindjes ju e mbani beben në dorë. Kënaqeni me të dhe mendoni sa e
bukur është bebja juaj, por në të njëjtën kohë mendoni “A thua kemi
zgjedhur emrin më të mirë?!?” Mos keni merak, sepse gati 3/4 të nënave
iu deshën disa ditë për t’u mësuar me emrin e bebes dhe për t’u bindur
se është ky emër është “tamam dhe ideal” për të.
Po të ishte e mundur që “ta ktheni filmin prapa”, a do ta zgjidhnit
të njëjtin emër që ia keni vënë fëmijës suaj? Përgjigja është PO. Kështu
u përgjigjën 95.2% e prindërve. Emri është një pjesë e asaj që fëmijën
tuaj e bën të veçantë. Emri i secilit prej nesh është zgjedhur nga ata
që na njohin më së miri dhe na duan më të mirën – nga prindërit tanë!
No comments:
Post a Comment