Tuesday 9 December 2014

5 këshilla mbi intervistat e punës


Hapat që mund t'ju sigurojnë punën e ardhshme.
Dorëzoni një rezyme që bie në sy
Të gjithë ata që janë në kërkim të një pune e dinë se një rezyme me kualifikime të rëndësishme do t’i bëjë përshtypje përfaqësuesve të Burimeve Njerëzore. Por tashmë një dokument i thjeshtë në Word ku ti liston gjithë arritjet e tua mund të mos jetë mjaftueshëm për t’i rënë atyre në sy.
”Sot, paraqitja e një rezymeje është po aq e rëndësishme sa dhe përmbajtja e saj, veçanërisht kur aplikoni për role që kërkojnë kreativitet,” shprehet Diane Domeyer, drejtore ekzekutive e firmës The Creative Group. “Punëmarrësit duan të krijojnë një ide jo vetëm për aftësitë e personit, por edhe për vemendjen e tij ndaj detajeve dhe nivelin e kreativitetit.”
Mos ji kurrë “i papunësuar”
“Të papunësuarit që kërkojnë punë duhet të gjejnë diçka produktive për të bërë ndërkohë që kërkojnë punë” thotë Abby Kohut, drejtues i website-it AbsolutelyAbby.com. “Për shembull, ata mund të jenë vullnetarë për organizata bamirëse ose jofitimprurëse, ose të kërkojnë të punësohen për projekte të vogla. Disa punëkërkues punojnë si të pavarur, ndërkohë që të tjerët zgjedhin të punojnë në supermarketet e lagjes ose dyqane të vogla. Përveç përfitimeve financiare, këto punë ju mundësojnë krijimin e njohjeve, që mund të jenë të rëndësishme ndërkohë që kërkoni një punë të mirëfilltë”.

Jini të sinqertë
Shumë persona kanë pjesë të historikut të tyre të punësimit për të cilat nuk janë shumë krenarë, por që duhet t’i mbajnë në rezyme për efektin e vazhdimësisë së punësimit. Nëse një punëdhënës ju pyet për një punë në të cilën nuk keni patur një eksperiencë shumë pozitive, gjëja më e keqe që mund të bëni është të gënjeni ose të t’i shmangeni bisedës.
“Kur kandidatët për punë vijnë për një intervistë, gjëja e parë që kërkoj është sinqeriteti,” thotë Ted Karkus, CEO i ProPhaseLab. “Një intervistues i mirë e dallon menjëherë nëse ju po tregoheni të sinqertë për eksperiencat e mëparshme të punës ose për interesin që keni në punën për të cilën keni aplikuar. Jam më shumë i gatshëm të punësoj një person që tregohet i sinqertë për një njollë ne CV-në e tij sesa njërin që përpiqet ta mbulojë.”
Përgatituni për pyetjet e momentit
Pyetjet standarde për të cilat na kanë thënë të përgatitemi si “Më flit për veten” ose “Cila është dobësia jote më e madhe?” mund të shfaqen gjatë intervistës. Por menaxherët e punësimit po i drejtohen gjithnjë e më shumë pyetjeve të momentit, ndaj së cilave kandidati nuk mund të japë një përgjigje të gatshme. ”Intervistuesi jep një skenë të caktuar të mundshme dhe pyet të intervistuarin se si do të reagonte ai,” shpjegon Kohut, përcjell Anabel. “Megjithëse punëkërkuesit mund të praktikohen për këto pyetje, një intervistues i vendosur mund të gjejë një mënyrë tjetër për të mbledhur sa më shumë informacion mbi kandidatin.
Trego personalitetin tënd
Ndërkohë që të bërit shaka ose të sillesh familjar me punëdhënësit e mundshëm mund të mos jetë një ide shumë e mirë, shfaqja e personalitetit në masën e duhur nuk bën keq. “Gjatë intervistave, është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të tregosh personalitetin,” thotë Domeyer për BusinessNewsDaily. “Krahas arritjeve dhe aftësive të tua, punëmarrësit duan të dinë edhe nëse ju përshtateni me kulturën e kompanisë por edhe me punonjësit ekzistues.”

No comments:

Post a Comment