Sunday, 1 September 2013

4 mënyra natyrale për mirëmbajtjen e duarve


Mënyra natyrale për duart në mënyrë që të jenë sa më të freskëta dhe të bukura…
Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.
Limoni 
Limoni shërben për shumë qëllime por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni.
Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.
Mjalti 
Mjalti është një hidratues natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikoni rregullisht tek duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.
Vaj ulliri 
Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji i ullirit pasi hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim i provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermisin (lëkura nën epidermë) duke i dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji i ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund të masazhoni vajin e ullirit me kujdes në duar por është e rëndësishme që ti lëvizni duart në drejtim lart që të mbani lëkurën e duarve në formën normale.
Vitaminat 
Kontribuuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës tonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave por nuk kuptojnë se sa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.

1 comment:

  1. Nëse keni nevojë për ndihmë për t'u ribashkuar me ish-in tuaj, për të tërhequr një të dashur të ri ose për të tërhequr një person specifik në jetën tuaj, Dr Dawn është zgjedhja e duhur. I njohur për magjitë e fuqishme dhe efektive të dashurisë, ai ka ndihmuar shumë njerëz të rivendosin marrëdhëniet e prishura dhe të gjejnë dashurinë e vërtetë.

    Mos qëndroni të bllokuar në zemërthyerje - ndërmerrni veprime sot. Me magjinë dhe ritualin e Dr Dawn, patjetër do të merrni rezultate të vërteta. Jam vërtet mirënjohëse dhe një dëshmi e gjallë e punës së tij. WhatsApp i tij: +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete