Friday 23 July 2010

Shtatë ushqimet verore

Frute
Edhe pse kajsitë piqen në pjesën e hershme të verës, jo rrallë herë sortat e hershme janë në dispozicion që në pranverën e hershme. Kjo kushërirë e pjeshkës, nuk përmban shumë lëng, ndërsa shija e saj është e ëmbël dhe e butë. Ngjyrën e verdhë, që është mjaft tërheqëse ia ka borxh beta karotinës. Mes tjerash, posedon edhe një aktivitet të fortë antioksidues, me anë të të cilave mbrojnë qelizat nga dëmtimet që shkaktohen nga radikalët e lirë.
Po ashtu luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e lëkurës për stinën e ngrohtë të verës, duke marrë parasysh se e mbrojnë atë nga valët e rrezikshme ultra vjollcë.
Kajsitë janë të varfra me kalori, por përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave A, B dhe E, pastaj kalium, bakër dhe mangan.


2. Shalqiri
Me siguri se ngjyrat e ndryshme dhe shuarja e etjes ju shfaqin nëpër mend shalqirin. Edhe pse përmban 92 % ujë, përbërës tjerë vetëm 8 % është e pasur me likopen dhe antioksidues që mbron zemrën, por ndikon në mënyrë të dobishme edhe për lëkurën.
Shalqiri nuk është vetëm një freskim i shijshëm për ditët e ngrohta të verës. Sipas rezultateve të hulumtimeve të ekspertëve të ndryshëm, shalqiri posedon substanca aktive që zbusin gjendjet infektuese dhe mund të ndihmojë në preventivën e astmës, aterosklerozës, diabetit, kancerit dhe artritit.
Është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A dhe C. Ngjyra e kuqe e shalqirit vjen si rrjedhojë e pigmenteve bimore, prej të cilave më së shumti tërheq likopeni.
Është e njohur që radikalët e lirë mund të shkaktojnë dëmtime të panumërta në strukturën trupore, përfshirë këtu sëmundjet malinje.
Antioksiduesit nga shalqiri, vitamina C, beta karotinë dhe glikopeni, janë përbërës që paaftësojnë molekulat e rrezikshme dhe në atë mënyrë mbrojnë organizmin nga sëmundjet.
3. Domatja
Edhe pse në ditët e sotme domaten mund ta hasim në treg në të gjitha stinët e vitit, dobinë e domates më së shumti e ndjejmë së stinën e verës. Është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë këtu sëmundjet e ndryshme të zemrës dhe kancerit. Në studime të ndryshme ishte vërtetuar se likopeni që gjendet në domate është shumë i dobishëm në luftën e llojeve të ndryshëm të kancerit, përfshirë atë të gjirit, prostatës dhe kancerit të mushkërive. Funksionimi i antioksiduesve nënkupton mbrojtjen e qelizave dhe strukturën e tyre nga veprimi i radikalëve të lirë, që janë të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
4. Vaji i ullirit dhe ullinjtë
Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat më të vjetra të gatimit. Filozofia e vjetër romake përmend dy ushqime kyçe për jetën: Vera dhe vaji i ullirit. Nëse shikojmë në mënyrë nutriciste, vaji i ullirit është një ushqim mjaft i çmuar, e pasur me klorofil dhe me karotinë.
Vaji i ullirit kualitativ dhe ullinjtë përmbajnë një ndikim të gjerë për shëndetin tonë, e sidomos janë të dobishëm për sistemin e qarkullimit të gjakut dhe atë të tretjes. Konsiderohet se karakteristikat pozitive të ushqimit mesdhetar në pjesë të madhe mbështeten në konsumimin e vajit të ullirit.
5. Borziloku dhe rozmarina
Top mëlmesa e kësaj vere le të jenë borziloku dhe rozmarina. Borzilokun mund ta vendosni në një shishe xhami dhe ta vendosni në dritare, ndërsa rozmarinën mund ta ‘huazoni’ nga kopshti i fqinjëve, natyrisht, nëse nuk keni në tuajin. Borziloku mund të përdoret si i thatë dhe i freskët, pa marrë parasysh në dukjen, aroma e tij e fortë dhe shija pikante ofrojnë kënaqësi për hundën tuaj.
Aroma e shkëlqyer e rozmarinës asocion në ushqim të mirë dhe çaste të këndshme. Rozmarina stimulon sistemin e imunitetit, qarkullimin e gjakut dhe sistemin e tretjes.
6. Fiq
Fiqi i freskët është mjaft delikat dhe nuk ka afat të gjatë të përdorimit dhe shpeshherë thahet, pa marrë parasysh nëse është në ambiente me diell apo gjetiu. Ndërsa prodhimi është i shijshëm dhe mund të kënaqemi me të gjatë gjithë vitit.
Fiqi është një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër osteoporozës, ngase përmbajnë kalcium dhe kalium. Janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave ushqyese që sigurojnë një funksion të drejtë për sistemin e tretjes dhe ndikojnë në mënyrë të dobishme në sistemin kardiovaskular. Po ashtu janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave B dhe E, magnezit dhe kaliumit.
7. Butakët dhe gaforret
Këto ushqime nuk konsumohen edhe shpesh shkaku i çmimit të lartë, mirëpo ia vlejnë secilin cent të shpenzuar. Përpos shijes, aromës dhe ndikimit afrodiziak, ato kanë ndikim të dobishëm në shëndetin tonë. Edhe pse përmbajnë sasi të lartë të kolesterolit, nuk paraqesin dëm për shëndetin. Përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminave B12, pastaj minerale, zink, hekur, magnez dhe kalium. Të gjitha këto i mungojnë organizmit të një njeriu modern, prandaj me konsumimin e tyre, organizmi ynë është më i shëndoshë dhe shumë më i sigurt nga kërcënimet e sëmundjeve dhe viruseve të ndryshëm.

No comments:

Post a Comment